Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, që ka patur nën ngarkim dosjen e zbardhjes së vrasjes së nacionalistit grek, Konstandin Kacifas, ka dhënë dorëheqjen.
Shkresa e dorëheqjes së tij i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për t’u shqyrtuar në pikën e dytë të rendit të ditës.
Dosja e zbardhjes së vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi dhe në qendër të autoriteteve greke. Kështu, ninistri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përshpejtimin e hetimeve.
Në kërkesën e tij, Dendias theksonte kriterin e artikuluar edhe më herët nga ish-kryeministri Alexis Tsipras, si edhe nga pasuesi i tij, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të përkrahë rrugën e integrimit të Shqipërisë, vetëm nëse respektohen të drejtat e minoritarëve.