Kryesore “Jo mësim online”, studentët në protestë përpara Ministrisë së Arsimit

“Jo mësim online”, studentët në protestë përpara Ministrisë së Arsimit

Sot, nis viti akademik, por studentët nuk do të ulen në auditorë, pas vendimit të marrë për shkak të pandemisë. Megjithatë, dita e parë nisi me protesta nga studentët ndaj këtij vendimi.

Ata u mblodhën pranë Ministrisë së Arsimit. Me thirrje e banderola në duart, ata bënë thirrje për të mos e zhvilluar mësimin online.

Ata pretendojnë se nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për të zhvilluar mësimin online si dhe për t’u larguar nga konviktet apo shtëpitë me qira që kanë marrë në Tiranë. Sipas tyre, vendimi ka qenë i vonuar. Ata shprehen se gjatë sezonit të verës kanë pasur vështirësi në dhënien e provimeve dhe kjo është pasqyruar edhe te notat e marra gjatë atij sezoni.

Po ashtu, mësimi online kundërshtohet edhe për shkak të kostos. Ata kanë paguar detyrimet në konvikte apo në banesat me qira dhe u duhet që të përshtaten me mësimin online.