Përveç administratës shtetëror, edhe shkollat do ta kenë pushim datën 27 nëntor. Ministria e Arsimit lajmëron që nxënësit edhe mësuesit do të jenë pushim në këtë datë. Bazuar në vendimin e qeverisë 27 nëntori do të zëvendësohet në një datë tjetër gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023, bazuar në vendimin nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”.
Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave”, njofton Ministria e Arsimit.