Extra Luizi dhe Kiara konfirmojnë se do të bëhen prindër

Luizi dhe Kiara konfirmojnë se do të bëhen prindër

Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar atë që flitet prej javësh: çifti do bëhet prindër së shpejti. Ata do të bëhen prindër të një vajze.

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe më pas, moderatorja qan nga emocionet dhe prek barkun e rrumbullakosur. Gjithashtu, paraqiten momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës dhe ekoja e bebushit.

Videoja tregon edhe pamjet nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit dhe çastet e lumtura të prindërve.

Kiara dhe Luizi u njohën në “Big Brother VIP 2” dhe u kthyen në një ndër çiftet më të preferuar të publikut.