Bota Joe Biden cakton një ministre autoktone

Joe Biden cakton një ministre autoktone

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka vendosur të emërojë në krye të Departamentit të Brendshëm, Deb Haaland, deputete demokrate e Nju Meksikos.

Nëse do të konfirmohet në Senat, 60-vjeçarja do të bëhet e para banore autoktone që emërohet në një post kaq të lartë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Me prejardhje nga fisi indian “Laguna”, Haaland premtoi në fushatë se do të luftonte për barazi racore dhe drejtësi ekonomike.

Emërimi i një banori autokton në një detyrë të lartë kishte ndodhur më herët në Kanada dhe Australi, por në SHBA është për herë të parë absolute.

Por, administrata Biden duket se do të ketë shumë risi. Duke filluar nga Kamala Harris që është gruaja e parë zv.presidente me ngjyrë, Janet Yellen, femra e parë në krye të Thesarit, Avril Haines në drejtimin e 007, Lloyd Auster, i pari afro-amerikan që merr Pentagonin etj.