E doni apo jo partnerin tuaj? Nëse jeni në momentin që këtë pyetje ja bëni shpesh vetes, bëni mirë të dyshoni për raportin tuaj. Ndjenjat e shumta, të përziera me njëra-tjetrën, mund t’ju konfuzojnë akoma më shumë. Jodee Virgo, ekspertja e marrëdhënive në çift, tregon shënjat të cilat jo vetëm sinjalizojnë se ju nuk e doni partnerin tuaj, por mbi të gjitha, keni frikë të rrini vetëm.
-Shpresoni që ai do të ndryshoj
Edhe pse nuk ndjeni emocione të mëdha, ju sërish jeni në një raport. Virgo tregon se ka pasur në konsulta mijëra femra që jetojnë me shpresën se ai do të ndryshoj, do të bëhet më i dedikuar ndaj tyre, mbase do të vij dashuria e madhe. Pritja mund të kthehet në mankth, ndaj ju nuk duhet të qëndroni në këtë stad të raportit tuaj. E frikësuar nga ndarja, vetmia, shpesh shpresa bëhet dominuese. Gaboheni. Pas tij, do të gjeni një tjetër partner, pse jo, ai që ju meritoni.
-Çfarë do të vij më pas?
Frikë, frikë dhe frikë. Të mbushura me pasigurinë e së nesermes, ato vijojnë të mbeten në raporte të ftohta. Jetojme në kohen kur gjithçka nuk është më e sigurtë, ndaj mos kompleksoni veten, fundi një raporti është nisja e një tjetre.
-Shakate e miqve rreth monogamisë
Miqtë tuaj vijojnë aventurat. Sa herë flisni me ta, dëgjoni për lidhje të reja ndërsa ju mbeteni ende “besnike” të monogamisë. Shpesh ju jeni qendra e shakave te tyre për këtë fakt. Përse po e bëni këtë sacrificë? Ja vlen vendimi juaj për të qënë besnike teksa ende nuk ndjeni dashurine me “D” të madhe? Shijoni jetën, tani është koha për energji e aventura të reja edhe per ju.