Politika Nano: Luli vetëm komandant lufte, që s’më duket…

Nano: Luli vetëm komandant lufte, që s’më duket…

Nuk di ç’të them. Nuk e kam një shpjegim. Thjesht jam i kapur në befasi. Jam pa fjalë”.

Kështu thotë Mustafa Nano në një prononcim për Mapo, për thirrjet e djeshme të lulzim Bashës, për luftë.

Ai ka një prognozë të zezë për opozitën dhe beson se ky radikalizim “do ta izolojë edhe më shumë nga ndërkombëtarët, por edhe nga ajo masë shqiptarësh që duan paqe e qetësi në këtë vend”.

Megjithatë Nano nuk mendon se ka ndonjë rrezik për përshkallëzim të dhunshëm të protestës.

 “Nuk ka asnjë rrezik”, tha Nano, ndërsa ironizoi liderin e opozitës, se nuk i dukej “komandant lufte”.

Ndërsa Armand Shkullaku e komenton kështu, shpërthimin e Lulzim Bashës:

“Unë mendoj që nuk duhet parë ky radikalizim i gjuhës së Bashës vetëm në atë që pamë dje paradite.

 Ai është provokuar nga një vendim i drejtorit të TVSH-së, i cili ka shkarkuar dikë nga puna, sepse ka marrë pjesë në protestën e PD-së.

Dua të shkëpusja këtë dhe ta zhvendosja, pasi vëmendja e mediave përqendrohet në këto fjali radikale që bëjnë më shumë lajm, por dua ta shikoj në një hapësirë më të madhe.

Ka disa kohë edhe para protestës dhe veçanërisht gjatë protestës, pasi vendimi për të qëndruar aty është radikal, që Basha ka ashpërsuar qëndrimin ndaj mediave tradicionale.

Madje në intervistën në “Opinion”, ku ai jo vetëm kërkoi ndjesë për marrëdhëniet klienteliste që qeveria e PD-së ka pasur dikur me disa media në një moment të caktuar, por ai tha dhe ishte i ashpër që ne do t’i përmbysim mediet që i shërbejnë pushtetit.

Po vëmë re se Basha ka një pozicion të qartë politik të një opozite, për të krijuar bindjet te shqiptarët që opozita nuk është më peng i askujt, as i oligarkëve, as i mediave të caktuara, madje as peng i së shkuarës së saj.

Ai po mundohet të arrijë një gjë të tillë.

Sa do ia arrijë kjo mbetet në vullnetin e tij e për t’u shikuar në të ardhmen, por vë re që është në një lloj përpjekjeje për t’u çliruar nga barra e mëkateve të kaluara, qoftë edhe nga lidhjet që duket sikur i japin oksigjen, por që në afat të gjatë e dëmtojnë më shumë”.

“Por mendoj që kjo protestë po përpiqet ta arrijë në një akt final të opozitës për t’u shkëputur nga e kaluara dhe kërkuar ndjesë. Nëse opozita e përdor protestën e qytetarëve si mjet për t’u kthyer aty ku ishte atëherë në kemi mbetur në vend.

 Nga ana e saj media e ka më shumë me publikun llogarinë. Një media që i shërben interesave të ngushtë politikë apo financiarë, humbet besueshmërinë dhe ndikimin që ka. Por nëse vendos të rezistojë është vendim i vetë medias.

Po unë e kisha në prizmin që Basha, atë që nuk e bëri dot në katër vjet, shkëputjen ose distancimin nga e kaluara, qoftë edhe nga ish-ministrat që thatë ju, apo korrupsioni i viteve të qeverisjes, qoftë edhe nga mëkate të tjera të mëdha, dua ta shikoj këtë protestë si një akt final, atë që nuk e bëri dot me gjuhë deri tani e me veprime më parë, po arrin ta bëjë nëpërmjet këtij akti, për t’u shkëputur nga e kaluara dhe kërkuar ndjesë.

Nëse opozita shkon te qytetarët në një mënyrë e ka shlyer deri diku edhe fajin e saj të së shkuarës, por nëse opozita e përdor protestën e qytetarëve si një mjet për të arritur pushtetin e saj nuk kemi arritur gjë, jemi rikthyer në të kaluarën”, vijon më tej Shkullaku.