Kryetarja e grupit parlamentar të grupit demokrat, Rudina Hajdari, përmes një postimi në Twitter shkruan me ironi se demokratët po e vlerësojnë Ditmir Bushtatin si një zë ndryshe brenda PS, duke shtruar pyetjen se mos vallë ky i fundit është i blerë nga PD.
Hajdari kujton kohën kur ishte kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, dhe thekson se ajo u kundërshtua nga demokratët dhe u përfol si e blerë nga Rama.
“Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlersojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike”, shkruan Hajdari.