Juventus mund të bëjë goditjen e bujshme në merkaton e verës së ardhshme, me Paul Pogba që mund të rikthehet në Torino.
Shkak për këtë duket se janë bërë lojtarët bardhezinj, të cilët e kërkojnë me çdo kusht kalimin e Pogbas te Juventusi. Një prej më aktivëve për të bindur mesfushorin, është Blaise Matuidi, i cili ka një marrëdhënie mjaft të mirë me 26-vjeccarin.
Gjithsesi, Matuidi nuk është i vetëm pasi edhe Cuadrado apo Bonucci nuk ngelin prapa. Pogba komentoi në profilin e Instagramit të italianit fjalën “capitanooooo” pas ndeshjes Juventus-Milan.
Gjithashtu, siç mësohet së fundmi nga mediat italiane, është edhe Cristiano Ronaldo si dhe De Ligt që po e kërkojnë Pogba të vijë në Torino. Holandezi ndan të njëjtin menaxher me francezin dhe nëpërmjet tij, thuhet se ka komunikuar me Pogban për t’i thënë që të bashkohet sa më shpejt me Juven.
Gjithçka është në dorë të Manchester United fillimisht, por sipas gjasave, “Djajtë e Kuq” do të dorëzohen përpara dëshirës së Pogba, i cili duket gjithnjë e më larg “Old Trafford”.