Sport Juventus nuk i ndahet Interit, fiton me përmbysje ndaj Salernitanës

Juventus nuk i ndahet Interit, fiton me përmbysje ndaj Salernitanës

Ashtu si Interi një ditë më parë, edhe Juventus fitoi në shtesë me rezultatin 2-1 ndaj Salernitanës, në transfertë.

Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh në pjesën e parë, pasi Maggiore shënoi për vendasit në minutën e 39.

Në pjesën e dytë, autori i golit u ndëshkua me karton të kuq (53’), duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak. Juventus e shfrytëzoi epërsinë numerike, duke barazuar në minutën e 65 me anë të Iling Junior.

Goli i fitores për ekipin e Massimiliano Allegrit erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Dusan Vlahovic shënoi me kokë.

Me këtë fitore, Juventus vijon të ndjekë Interin kryesues me vetëm 2 pikë më pak në renditjen e Serisë A.