Kryesore “Ka lidhje me Iranin”, Veliaj në GJKKO, padi ndaj Berishës për shpifje

“Ka lidhje me Iranin”, Veliaj në GJKKO, padi ndaj Berishës për shpifje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur paraditen e së hënës në GJKKO për llogari të një padie për shpifje të bërë prej tij, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sali Berisha e ka akuzuar kryebashkiakun se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.

Sipas Berishës, gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, Veliaj ka bërë udhëtime të herëpashershme me Teheran.

“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama. Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë lidhje  biznesin, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bënte udhëtime frekuente në Teheran”, ka deklaruar Berisha.