Extra “Ka qenë shumë e bukur”, Helidon Haliti: Parashqevi Simakun e kam pasur...

“Ka qenë shumë e bukur”, Helidon Haliti: Parashqevi Simakun e kam pasur në klasë për 2 javë, pastaj u zumë…

Tek emisioni “Rudina” ishte ftuar një panel për të diskutuar rreth dasmave, kur kanë qenë më të bukura dikur, apo ditët e sotme. Gjatë emisionit, biseda mori e një rrjedhë tjetër, ku piktori i njohur Helidon Haliti ka treguar se e ka pasur në klasë për dy javë të famshmen Parashqevi Simakun.

Helidon Haliti: Parashqevi Simakun e kam pasur në klasë për dy javë pastaj u zumë.

Rudina Magjistari: Na trego ndonjë gjë që nuk dimë për Parashqevi Simakun.

Helidon Haliti: Kur bënim zbor, e kapi 3 herë 10-tën. Kishte shënjestër se ne kemi bërë dhe zbor. Kam edhe diçka tjetër. Një herë ajo ecte para meje, ne mësimet e përgjithshme i bënim bashkë dhe i them unë, ke qenë nga liqeni mbrëmë se e pashë që i kishte këpucët me baltë.

Rudina Magjistari: Kur e ke pasur në klasë Parashqevinë?

Helidon Haliti: Unë kam filluar në ’89 dhe e kam pasur në ato që quheshin Histori Partie, Filozofi, Gjuhë të huaja në Akademinë e Arteve.

Rudina Magjistari: Ka qenë aq e bukur sa e shohim në ekran?

Helidon Haliti: Ka qenë shumë e bukur.

“Unë dhe gruaja do martohemi në dasmën e djalit tonë”

Helidon Haliti, i cili edhe pse jeton me gruan prej vitesh nuk ka bërë dasmë. Ai ka treguar se ka vendosur që së bashku me bashkëshorten të vishen dhëndër e nuse në ditën e dasmës së djalit të tyre.

Helidon Haliti: I premtova gruas, i thashë nuk dua të bëj dasmë, të kam një ëndërr timen, lëre gjënë që të rrjedhë, por i thashë të lutem mos ma kujto kur të plakemi dhe e bukura është se e vendosëm të dy që do martohemi në dasmën e djalit. Pra të vishem me kostum.

Rudina Magjistari: Ditën e dasmës së djalit, do merrni nusen, do të visheni dhe ju nuse dhe dhëndër?

Helidon Haliti: Patjetër, na e ka premtuar djali që nuk do xhelozojë.

Rudina Magjistari: Po pra, se do ia merrni vëmendjen nuses.

Helidon Haliti: Tashi ne kemi dy djem, po dështuam tek i pari, shkojmë tek i dyti. Po dështuam tek i dyti, pastaj tek djali i djalit, çfarë të bëjmë tani, kështu vajti kjo punë, nuk do jetë faji jonë (qesh).