100 vjet më parë, më 3 qershor 1924 ndërroi jetë një nga shkrimtarët më të njohur të hapësirës gjermanofolëse. Në të gjithë botën tregimet e tij enigmatike, shpesh të errëta përpihen nga gjenerata të tëra.
Kafka lindi në 3 korrik 1883, para 125 vjetësh, në Pragë që në atë kohë bënte pjesë në perandorinë austrohungareze, sot kryeqyteti çek. Praga krenohet sot me shkrimtarin e madh, por qyteti edhe përfiton nga emri Kafka.
Biznesi me Kafkën ka funksionuar gjithmonë
Zona e turistëve në Pragë. Ajo të çon nga unaza përmes rrugicave të ngushta të pjesës së vjetër të qytetit. Dyqanët e suvenirëve rreshtohen përkrah njëri-tjetrit. Në mes të mallrave të bie në sy emri i Kafkës. “Kemi bluza me emrin e Kafkës, apo filxhanë me fotografinë e tij:” thotë një shitëse e suvenirëve. Biznesi me Kafkën ka funksionuar gjithmonë tregon ajo. Por edhe në muzeun e Kafkës krahas informacionit mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur, ofrohen gjithëfarëlloj suvenirësh, në kujtim të figurës së tij. Nga shenjueset për lexim me portretin e Kafkës deri tek mausi i kompjuterit me nënshkrimin e Kafkës.
Kafka lindi në një familje hebreje
Në 3 korrik 1883 para 125 vjetësh Kafka lindi në një familje hebreje në Pragë. Pas një fëmijërie dhe rinie të vështirë me një baba që atij i dukej shpeshherë i padrejtë dhe i plotfuqishëm, vijnë studimet në degën e juridikut dhe një punë në një shoqëri sigurimesh. Ky ishte thjesht një profesion për të fituar bukën e gojës. Sepse ajo që donte të bënte Kafka ishte thjesht të shkruante. “Kur Gregor Samsa u ngrit një mëngjes pas ëndrrash të shqetësuara, ai e pa veten në krevat të shndërruar në një insekt të frikshëm.”
Kështu fillon tregimi i Kafkës”Metamorfoza” në të cilin Gregor Samsa vazhdon ekzistencën e tij si një insekt, gjithnjë e më shumë i pavlefshëm derisa ai vdes. Një lehtësim për familjen e Samsës. Të errëta, mistike, ireale të duken tregimet e Kafkës.
Absurditetin që përshkruan ai Praga e ka përjetuar në vitet e komunizmit
Letërsinë e Kafkës e karakterizon hendeku i madh mes individit dhe shoqërisë, sqaron Tvrdik. Gjithnjë bëhet fjalë për ballafaqimin e një njeriu të vetmuar me ambientin familjar, më nje shoqëri anonime, me një burokraci të pamëshirmshme teknokrate. Edhe punonjësja në biletarinë e muzeut të Kafkës dridhet kur kujton letërsinë e tij: “Vetë i kam lexuar tregimet e tij dhe gjithnjë me një ndjesi tmerri i kam hedhur mënjanë. Me këtë ne nuk jemi ballafaquar ende. Kam përshtypjen se absurditetin që përshkruan ai, ne e kemi përjetuar në vitet e komunizmit.”
Por si është e mundur që Kafka është kaq i dashur për turistët?
“Në vitet 90-të pas rënies së Murit. Praga u rizbulua. një qytet, që ende gjendje në errësirë, që mbulohej me lidhjen me Kafkën dhe veprën e tij. Me sa dukej kjo zgjoi interesin për të zbuluar se si jetohej në këtë qytet të largët. Ky është ndoshta një shpjegim për valën e turistëve pas viteve 90-të. Dhe fenomeni “Kafka i pëlqyeshëm” është një zbulim i kohës moderne e postmoderne.
Kafka ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare nga tuberkulozi i mushkërive në Kierling të Austrisë. Por ai nuk do të vdesë kurrë me veprën që kanë lënë pas, thonë studiuesit dhe adhuruesit e tij./DW