Numri i vdekjeve nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirus, është rritur në 1 039 në Holandë, 175 më shumë se një ditë më parë, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.
Numri i infeksioneve të regjistruara u rrit me 845 dhe shkoi në total në 12 595.
Sidoqoftë, autoritetet supozojnë se numri i personave të infektuar dhe i të vdekurve është shumë më i lartë pasi në Holandë testohen vetëm njerëzit e sëmurë rëndë.
”Njësitë e kujdesit intensiv tani po trajtojnë 1 065 pacientë të sëmurë rëndë”, thanë ato.
Kapaciteti i shtretërve në dispozicion është pothuajse drejt zeros.
Spitalet holandeze duan të rrisin kapacitetin në 2 500 shtretër të kujdesit intensiv deri në fund të javës.