Brahim Brahimaj, Olti Duçe dhe Klodian Lekoçaj u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata greke me akuzën e vrasjes me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos.
Mediat greke raportojnë se kreu i grupi është pikërisht Lekoçaj, i cili ka lidhje me personazhe të errët të nëntokës greke. Madje, grekët e kanë cilësuar grupin e tyre si “mafia shqiptare në burgje” duke iu referuar Lekoçajt.
Arbër Bako, i vrarë në janar të këtij viti në Koridalo, një ndër ekzekutorët dyshohet se është pikërisht Brahim Brahimaj
Sëfundmi në media janë publikuar pamje e Brahim Brahimajt, i njohur si “killeri” nën urdhrat e Lekoçajt teksa pi cigare dhe sheh telefonin, veprim i ndaluar ky për të burgosurit.
“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, raportojnë mediat në shtetin fqinj.