Aktualitet Familja shqiptare i bën apel vajzës të zhdukur në Itali: Kthehu!

Familja shqiptare i bën apel vajzës të zhdukur në Itali: Kthehu!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një vajzë 18-vjeçare është zhdukur pa gjurmë. Ajo quhet Lila Mile dhe banon me familjen e saj në Fasano ne Itali. Kohët e fundit, sipas familjes, ajo ka qenë në kontakt në Snapchat me një të ri shqiptar.

Ditën e fundit që ka dalë nga shtëpia mbante veshur pantallona te bardha, këmishë të kuqe dhe këpucë të zeza. Ajo ka flokë të gjatë ngjyre kafe, sy të errët dhe është e gjatë rreth 1.50 m. Lila ka dokumentet me vete, pasaportën, por nuk ka me vete as celularin dhe as para.

Prindërit dhe vëllezërit e kërkojnë atë që nga ajo ditë qe nuk është kthyer me dhe kane bere edhe denoncimin ne polici.

Vëllai i saj tregon se kur ka hyrë në profilin e të motrës ka konstatuar se ajo kishte komunikuar për disa muaj me një djalë në Shqipëri, por familja nuk mendon se ajo mund të jetë larguar për të takuar atë në vendin e saj.

“Ishte hera e parë që ajo largohet nga shtëpia – thotë Giorgio, vëllai, – ajo nuk del kurrë vetëm, e bën gjithmonë me prindërit ose me vëllezërit. Nuk ka pasur asnjë problem, asnjë grindje, vetëm atë ditë ishte pak e dëshpëruar pasi kishte bërë një vizitë mjekësore, por që nuk ishte asgjë shqetësuese”- thote ai.

Vëllai tregon se herën e fundit, sipas dëshmive ata e kanë parë të hipte në një Peugeot gri 107. Familja kërkon ndihme e po ashtu edhe policia të kontaktojnë për këdo që ka informacione.