Sipas një studimi te fundit, njerëzit të afërmit e të cilëve kanë pasur kancer të lëkurës, mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga kjo sëmundje sesa të tjerët. Studiuesit tregojnë se rrezikshmëria që kjo sëmundje të jetë gjenetike është e lartë, edhe nëse njerëzit janë të kujdesshëm ndaj diellit. Hulumtimet nga ekspertët në Universitetin e Indianas (SHBA), kanë parë të dhënat nga 216.115 njerëz për rreth 20 vjet dhe kanë arritur në këtë përfundim. Gjithashtu, hulumtuesit shtuan se edhe individët të cilët janë të predispozuar për të pasur qeliza kancerogjene, mund të prekën nga kanceri i lëkurës.
“Dikush mund të mendojë se nëse mbrohet nga dielli nuk do të preket nga melanoma(kanceri i lëkurës), por studimi ka treguar se një e treta e personave pjesëmarrës në studim që kishin pasur një familjar me kancer lëkure kishte më shumë gjasa të prekej nga kjo sëmundje,” thotë autori i studimit Hongmei Nan.
Melanoma është një lloj i zakonshëm i kancerit të lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet e lëkurës (qeliza që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës sonë). Melanoma malinje përbën rreth 5% të kancerit të lëkurës. Melanoma është një patologji që mund të zhvillohet mbi bazën e lezionit preekzisues si një nishan i cili për një kohë të gjatë ka qenë prezent, por që papritur ka filluar të rritet, të ndryshojë ngjyrë apo të ketë edhe të kruara ose shfaqet pa praninë e një lezioni preekzistues. Sëmundja mund të shfaqet jo vetëm në lëkurë por edhe në mukoza, thonj, sy apo në organe të tjera.
Fatmirësisht, shkalla e mbijetesës është e lartë, rreth 90 për qind e njerëzve jane gjallë pasi janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Në studim ishin përfshirë edhe dy lloje të tjera të kanceri të lëkurës si të quajtura squamous dhe basal-qelizor, të cilat janë gjithashtu shumë te përhapura tk njerëzit. Nga studimi rezultoi se rastet me basal-qelizor janë rritur me 27 për qind gjatë viteve të fundit. Hulumtimi i cili u botua në revistën “Journal of the American Academy of Dermatology”, tregoi se gjenet të përfshira në pigmentin e lëkurës mund të bëjnë që sëmundja të jetë e trashëgueshme. /Daily Mail/