“Shqipëria ka 16,4 % vdekshmëri nga kanceri, më pak se në Evropë. Është situatë e moderuar, por është çështje e efektit të moshës dhe do vijojmë të kemi më shumë kancer”, shprehet për Abc News Alban Ylli, specialist i Institutit të Shëndetit Publik.
Në vend të parë renditet kanceri i mushkërive, pas tij vjen kanceri i gjirit.
“Kanceri në mushkëri ka 780 raste të reja në vit, mbi 640 raste nga kanceri i gjirit, pastaj vijojnë të tjerat”, thotë Alban Ylli.
Numri i meshkujve që vuajnë nga kanceri i mushkërive sipas Institutit të Shëndetit Publik rezulton të jetë katër herë më i lartë se ai i femrave.
Qarqet me numrin më të lartë të të prekurve janë Tirana, Kukësi, Gjirokastra dhe Korça, ndërsa me raste janë regjistruar në Vlorë, Durrës dhe Berat.
Sa i përket kancerit të gjirit me më pak persona të sëmurë rezultojnë Kukësi, Dibra dhe Durrësi ndërsa me më shumë Tirana, Fieri dhe Korça.