Presidenti Ilir Meta u ka dhënë sot përgjigje kritikave të bëra nga ana e maxhorancës për emrin që ai propozoi për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Pas ceremonisë për 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, Presidenti deklaroi se në zgjedhjen e emrit të Bahri Shaqirit i ka qëndruar strikt Kushtetutës.
“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia”, u shpreh Meta.
Shumica ka thënë se Shaqiri nuk plotëson kriteret ligjore, pasi nuk ka njohuri në ekspertizë financiare, kusht që e kërkon pozicioni në krye të KLSH.