Aktualitet Kapen 38 kg heroinë në portin e Durrësit

Kapen 38 kg heroinë në portin e Durrësit

38 kilogramë heroinë janë gjetur të fshehura në një kamion në portin e Durrësit.

Sipas informacionit policor, droga e fortë ishte e ndarë në 68 pako, e fshehur poshtë sediljeve të kamionit, në dy vende të krijuara enkas.

Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Dhimitër Zyka, 49-vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

“Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë”, thuhet në njoftimin e policisë.