Aktualitet Kapet 31-vjeçari, autor i të paktën 15 grabitjeve me dhunë

Kapet 31-vjeçari, autor i të paktën 15 grabitjeve me dhunë

Një person i cili akuzohet për vjedhje me dhunë, armë dhe eksploziv, është vënë në pranga nga autoritetet policore në Tiranë. I arrestuari është një 31-vjeçar me inicale, A. R. alias R. P., banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Autoritetet thonë se falë hetimeve kanë mundur që të zbardhin dhe dokumentojnë me prova ligjore 15 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të bankomatëve dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive.

Bëhet fjalë për vjedhje me dhunë e armë, të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat. Policia thotë se 31-vjeçari është “autor i dyshuar i këtyre ngjarjeve të dokumentuara me prova të pakontestueshme”. Ndërkohë vijon puna për kapjen edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

***

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se 31-vjeçari është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretisht:

I vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në fshatin Kashar, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, lagjja Laprakë, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave monetare në bankomatin (ATM) e filialit të një banke  të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;

I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04:30, në rrugën “Rinia”, Bashkia Vorë, Tiranë.

I vjedhjes me eksploziv të një sasie vlerash monetare në një bankomat të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2019, rreth orës 03:22, në lagjjen nr. 5 të qytetit  të Kavajës.

Gjithashtu, po nga puna hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e një sërë ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat, si vjedhje me dhunë, armë e eksploziv të bizneseve, bankomatëve  dhe argjendarive, konkretisht:

  • Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më 05.11.2018;
  • Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;
  • Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;
  • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;
  • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;
  • Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;
  • Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më 31.07.2019;
  • Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më 01.01.2019;
  • Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më 17.01.2019;