Aktualitet Kapet 49-vjeçari i dënuar për vrasje, iu gjetën edhe 20 mijë dollarë

Kapet 49-vjeçari i dënuar për vrasje, iu gjetën edhe 20 mijë dollarë

Një 49-vjeçar i dënuar për vrasje është arrestuar në Tiranë nga forcat e posaçme “Shqiponja” pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij.

Kastriot Fejzo nga Erseka u kap në rrugën “Dëshmorët e Kombit” nga uniformat blu. Në momentin e ndalimit, 49-vjeçari u prezantua me gjeneralitetet e kushëririt të tij.

Megjithatë, efektivët e shoqëruan në komisariat për ta verifikuar dhe rezultoi se 49-vjeçari është Kastriot Fejzo, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të vrasjes të kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikanë dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë të paligjshme.