Një sasi prej 30 kilogram drogë është sekuestruar në një operacion policor të quajtur “Home”, në Llakatund të Vlorës.
Në këtë aksion ra në pranga edhe një person, i dyshuar si posedues i kanabisit.
Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike, njofton policia, por pa dhënë identitetin apo inicialet e personit të arrestuar në flagrancë.
Ndërkohë, në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.