Kuriozitete Kapet peshku i pazakontë me “dhëmbë si të njeriut”

Kapet peshku i pazakontë me “dhëmbë si të njeriut”

Një peshk me dhëmbë si të një njeriu është bërë viral në rrjet.

Fotografia është publikuar nga Jennette Pier, një peshkatar në Karolinën e Veriut i cili ka ndarë me ndjekësit e tij këtë imazh të rrallë dhe të çuditshëm.

“Ky peshk ka dhëmbë më të mirë se unë”, ka shkruar me shaka një përdorues i rrjeteve sociale.

Zyrtarët e peshkimit në Karolinën e Veriut thanë që ky lloj peshku i pazakontë është tejet i vështirë për t’u kapur dhe se është shumë i shijshëm.