Vetëm pak pasi bëri gafë në lidhje me një foto dalë krah Dritëroit gjysëm të vdekur duke buzëqeshur, Kastriot Islami e ka promovuar veten si analist politik.
Të martën, në një takim me studentë të një universiteti privat duke u folur atyre mbi atë çka po ndodh në sallonet e politikës së Tiranës.
Dhe në këtë pozicion, ai mori përsipër që të bëjë disa parashikime mbi atë çka mund të ndodh me koalicionin qeverisës në muajt e ardhshëm.
Koalicioni qeverisës është një dilemë të madhe që do të kulmojë me zgjedhjen e presidentit të ri. Dhe sipas Kastriot Islamit, në skenarët e mundshëm që presin zgjedhjen e presidentit dhe fatin e aleancës Ilir Meta kërkon të bëjë king-makerin me çdo kusht dhe të mos lejojë Edi Ramën të bëjë 71 vota pa të.
“Rama është munduar që çështjen e zgjedhjes së presidentit ta fusë në një treshe: dalja bashkë në zgjedhje, zgjedhja e presidentit dhe qeverisja e përbashkët. Pra do t’i zgjidhi çështjet paketë. Konkretisht mazhoranca aktuale i ka numrat për zgjedhjen e presidentit. Rama mendon t’i fusë në një paketë dhe të bisedojë me Ilir Metën. Nëse do të zgjedhë presidentin duhet të vendosin nëse do dalim bashkë në zgjedhje dhe në varësi të kësaj do e zgjedhim presidentin ose jo. Në varësi të kësaj do vendosin nëse do qeverisim bashkë apo jo dhe cili do të jetë kryeministri. Kjo është qasja që mendon ai. Natyrisht Meta është në dilemë sepse e bezdis qasja e daljes bashkë, apo jo. Duke e bezdisur pjesa e daljes ose jo bashkë sigurisht që i ngacmon dhe në çështjen e zgjedhjes së presidentit sepse nëse nuk i jep përgjigje Ramës për këtë çështje”, u shpreh Islami, i cili më tej analizon skenarët e mundshëm teorikë.
“Mundësia e parë që Meta të bjerë dakort me Ramën të dalin bashkë dhe, nëse ndodh kjo Rama mundet t’i pranojë një kandidaturë të pranueshme për president sipas tij, sepse nëse Rama do të dalë me të vërtetë me Metën do që kjo të funksionojë. Rama në këtë lloj situate është i interesuar të dalë me Metën, sepse dalja vetëm do ta detyronte të bënte manipulime më të mëdha përballë faktorësh të konsiderueshëm dhe përballë një poli të tretë që do të ishte Meta pasi do të dilte më vete. Në këtë kuptim Rama do interesohej ta zgjidhte presidentin me Metën duke e toleruar atë që ta zgjidhte vetë Meta presidentin, por duke dalë bashkë dhe duke qeverisur bashkë.
Në këtë aspekt, Meta ka një dilemë se nëse bashkohen, dhe, bashkë me ne vjen dhe Idrizi, krijohet psikologjia e fitores nga e majta dhe kjo do të rrënonte opozitën. Rrënimi i opozitës do të thotë që këta mund të kishin një fitore të paimagjinueshme dhe në këtë moment Rama në këtë fitore të paimagjinueshme mund të merrte 71 vota. Problemi që ka Meta nuk është as presidenti dhe as të krijojë numrin e deputetëve, ai do të jetë king-maker. I vetmi problem që ka LSI-ja është të jetë king-maker, mos të lejojë PS-në të bëjnë 71 vota. Që të jetë king-maker do të thotë që çdo lloj kombinimi që mund të vazhdojë majtas ose djathtas me faktorë të ndryshëm, Meta të kishte rol. E vetmja analizë që bën Meta është nëse është më mirë të jetë me Ramën dhe kjo mund ta çojë në një fitore të madhe të Metës me 20 deputetë, por Rama ka 71, apo të dale më vete me pak deputetë por mos të lejojë Ramën të ketë 71? Ky është i vetmi merak dhe mund të çojë ose në një president të Metës dhe Rama do të binte dakord, ose nëse nuk bien dakord dhe Meta del më vete, Rama të tentojë të ketë një kandidat të vetin për president dhe ky të kandidojë me kandidatin e PD-së për president të mbështetur nga Meta për të parë kush do ta bëjë 71. Ose variant i tretë është ta lënë pas zgjedhjeve presidentin”.
Islami ose Kaçi siç e thërrasin rëndom në gjithë këtë ligjëratë të gjatë ka harruar vetëm një detaj të vogël; po me PD-në çfarë do të ndodhë?
Sipas analizës së tij diskutimi është nëse; Rama i kap i vetëm 71 vota apo me Metën…