Kastriot Reçi dyshohet se është vrarë me një snajper. Policia ka gjetur në tarracën e një ndërtese në Rrëshen, snajperin që dyshohet se u përdor për ekzekutimin e Kastriot Reçit.
Arma është sekuestruar dhe do sillet në Laboratorin Shkencor në Tiranë për të zbuluar gjurmë të mundshme.
Arma e gjetur shton shpresat për hetuesit se do shkojnë edhe tek autorët e ngjarjes.
Dyshohet se ishin dy autorë ku njëri prej tyre ka ruajtur lëvizjet e Kastriot Reçit.
Policia thotë se Kastriot Reçi është qëlluar me një plumb në gjoks, çka shton dyshimet se ekzekutimi është bërë me snjaper.