Bota Irani shpall “terroriste” forcat amerikane dhe zotohet t’i vërë flakën Izraelit

Irani shpall “terroriste” forcat amerikane dhe zotohet t’i vërë flakën Izraelit

Lideri i Gardës Revolucionare të Iranit kërcënoi të martën se “do t’i vinte flakën” vendeve që Amerika donte aq shumë, duke nënkuptuar Izraelin. Hossein Salami u zotua para mijëra personave që ishin mbledhur në Kerman, vendlindjen e gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani.

“Do të hakmerremi. Do t’i vëmë flakën një vendi që ata pëlqejnë aq shumë dhe të gjithë e dimë se ku është ai vend”, tha Salami ndërsa turma bërtiste “Vdekje Izraelit”.

Ndërkohë, po të martën, Parlamenti iranian miratoi një ligj sipas të cilit të gjitha forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara konsiderohen si “terroriste”. Në këtë përcaktim përfshihen të gjithë punonjësit e Pentagonit dhe organizatave të lidhura me të, por edhe efektivët dhe komandantët që urdhëruan vrasjen e Soleimanit.

Ligjvënësit iranianë gjithashtu votuan për të kaluar rritur me 200 milionë euro fondet e forcave Quds, të cilat drejtonte Soleimani, për të përmirësuar fuqinë e tyre mbrojtëse.