Në datat 4-5 tetor në fshatin Ballaban do të zhvillohet KAZAN FEST, një projekt që gërsheton traditën e prodhimeve e kulinarisë së zonës së Këlcyrës me aktivitetet artistike.
Pjesëmarrësit kanë mundësi të shijojnë produktet njohura të zonës; verë, reçelra, djathë e kos të prodhuar në mënyrë artizanale nga fermerë dhe prodhues të Këlcyrës, Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës, Dropullit dhe Memaliajt.