Sport Reali rikthehet te fitorja, nuk gabon përballë vendit të dytë

Reali rikthehet te fitorja, nuk gabon përballë vendit të dytë

Real Madrid e fitoi 4-2 ndeshjen e radhës së La Ligas përballë Granadës, e cila momentalisht renditet në vendin e dytë në klasifikim. Rezultati u zhbllokua nga Benzema në minutën e 3 të takimit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, falë një goli të Hazard në minutën e 45.

15 minuta më vonë ishte ky i fundit që dha një asist për Modriç, i cili i çoi në 3-0 shifrat. Në këtë momente vjen dhe reagimi i Granadas, e cila përfitoi dhe nga një përgjumje e madrilenëve dhe për shkak të rezultatit momental.

Miqtë shënuan dy gola në minutat 69 dhe 77 duke shkaktuar drithërima në shkallët e stadiumit. Ata tentuan gjithçka për të barazuar rezultatin, por në minutën e 92 Rodriguez shënon dhe golin e 4 për “Los Blancos”, duke vulosur në këtë mënyrë rezultatin.