Aurela Gaçe ka dhënë një mesazh shumë të fortë përmes këngës së saj të publikuar këtë të shtunë. Me “Veten dua gjallë”, Gaçe u këndon të gjitha femrave të dhunuara nga partnerët e tyre.
“I kam thënë më fal / Unë për fajet e tij. Çfarë kërkon më shumë ai / Të më shkelë, s’më shkel njeri. Më lëndon, lëndon e unë e fal / Por do shkoj se veten dua gjallë”, janë disa nga fjalët që motivojnë dhe tregojnë çfarë ndodh në shoqëri.
Në videoklip shfaqet Aurela Gaçe dhe Gert Ferra të cilët improvizojnë skena dhune. Skenat janë herë bardh e zi dhe herë me ngjyra si për të treguar që çdo femër mund të shkëputet nga ai makth që përjeton.
Për më tepër, dëgjoni këngën.