Aktualitet Kërkesat e larta për ID, vijojnë aplikimet edhe të shtunave

Kërkesat e larta për ID, vijojnë aplikimet edhe të shtunave

Kërkesat e larta të qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta dhe karta identiteti ka detyruar institucionet  shtetërore dhe zyrat e aplikimit të punojnë edhe ditëve të shtuna.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se krahas Tiranës,  puna e zyrave në shërbim të qytetarëve do të vijojë edhe në nëntë qytete të tjera.

“Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe të shtunën në qytetet kryesore të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, të shtunën, datë 9 Shkurt.

Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë”, thuhet në njoftim.