Është arrestuar në Itali Arben Terqalaki, 32-vjeçari shqiptar i cili ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2014.
Ai jetonte në Alessandri, aty ku dhe u arrestua pas një kontrolli në qytet.
Pas ndalimit të tij, oficerët kuptuan se Terqalaki ishte me një urdhër arresti europian të lëshuar që në vitin 2014 për krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, nxitje, shfrytëzim të prostitucionit të kryer në Spanjë.
32-vjeçari duhet të vuaj 11 vite burg, ndërsa aktualisht ndodhet në burgun e Aleksandrisë.