Një vajzë 29-vjeçare nga Norvegjia ka folur hapur në media për të demaskuar një mashtrues që tani po kërkohet në shumë vende të Europës.
Ajo tregoi se e kishte njohur në Londër, dhe ai ishte shtirur si djali i një miliarderi izraelit. Kishte porositur avion privat që të shkonin nga Londra në Bullgari për takimin e parë, por që e paguante me paratë e vjedhura nga vajza të tjera.
Edhe pse i vodhi gati 200 mijë euro, vajza thotë se pjesa më e rëndë ishte fakti që humbi një të dashur që nuk ekzistonte, me të cilin ishte dashuruar. Ajo ishte ndier aq e rënduar nga kjo tradhti, sa ishte shtruar në një klinikë psikiatrike për të marrë veten.
Ai i kishte thënë se për shkak se ishte në rrezik, nga njerëz të frikshëm, duhej të merrnin një kredi në emrin e saj dhe ai do t’ia kalonte paratë në dorë.