Në momentin e hedhjes së shortit të Europa League-s, Laçi shihej si skuadra me më pak shanse për të qenë në këmbë pas sfidës së parë nga ekipet shqiptare pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Megjithatë, kurbinasit me forcën e karakterit treguan të kundërtën, duke shkuar në sfidën e kthimit ndaj Hapoel Beer Shevas me ëndrrën më të madhe të kësaj vere, kualifikimin për më tej.
Nga 3 skuadrat e Kategorisë Superiore, bardhezinjtë e Sulejman Starovës pas takimit të parë janë plotësisht në lojë, edhe pse ky mision mbetet një malore shumë e fortë për ta. Goli i pësuar në ndeshjen e parë e detyron Laçin të kërkojë të paktën shënimin e një goli në Izrael, diçka të cilën tregoi se di ta bëjë, pavarësisht forcës së kundërshtarit.
Teuta dhe Kukësi i luajnë në shtëpi sfidat e kthimit, për të tentuar përmbysjen e madhe. Nga Durrësi në Elbasan misioni është i njëjtë, me “Djemtë e Detit” dhe verilindorët që kanë si detyrë të bëjnë të pavlefshme humbjen 3-0 në sfidën e parë. Formacioni Bledi Shkëmbit kishte pritshmëri më të mëdha, duke parë që kundërshtari është më i lehti që skuadrat tona kanë në këtë tur. Megjithatë, fakti që kampionati në Letoni është në mesin e tij bëri diferencën në sfidën e parë, me Teutën që shpreson tek një përmbysje në “Niko Dovana”.
Pak kilometra më larg, në “Elbasan Arena”, kukësi thirret në apel për të përsëritur paraqitjen e ndeshjes së parë, por me ndryshimin e madh të rezultatit. Fati dhe vendimet arbitrare penguan nënkampionët të shënonin të paktën një gol në Hungari, duke premtuar betejë në sfidën e kthimit.
Përmbysje të tilla nga skuadrat shqiptare nuk janë të shumta, megjithatë historia nuk i pengon si Laçin ashtu dhe Kukësin e Teutën të synojnë mrekullinë. Të enjten nevojitet karakter dhe shumë