Kuriozitete Këta burra besojnë se janë rrëmbyer nga alienët

Këta burra besojnë se janë rrëmbyer nga alienët

Charles Hickson dhe Calvin Parker janë dy burra nga Pascagoula, Misisipi, të cilët pretendojnë se u rrëmbyen nga alienët, teksa ishin duke peshkuar në vitin 1973.

Ata thonë se dëgjuan tinguj misteriozë dhe panë drita të çuditshme mbi kokat e tyre.

Kur shikuan lart, panë një objekt oval. Parker dhe Hickson thonë se janë paralizuar, por kanë mbetur të ndërgjegjshëm, ndërsa krijesat i kanë rrëmbyer dhe kanë kryer ekzaminime para se të lirohen.

Shumë njerëz nuk e besojnë në historinë e tyre, por ata këmbëngulin që kjo është e vërtetë. Edhe pas kaq shumë vitesh, ende nuk ka ndonjë provë që të vërtetojë dëshminë e dy burrave.

Njëri prej tyre ka vdekur në vitin 2011, por deri në fund të jetës ai këmbëngulte që historia është e vërtetë dhe se ai ishte i gatshëm ta tregonte për këdo që kishte interes.