Aktualitet Këta janë gjyqtarët që do të gjykojnë ish-ministrin Saimir Tahiri

Këta janë gjyqtarët që do të gjykojnë ish-ministrin Saimir Tahiri

Përcaktohen gjyqtarët që do të gjykojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas shortit të hedhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mësohet se anëtarët e trupit gjykues do të jenë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Tahiri do të gjykohet për tre akuza; “trafikim lëndësh narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Pas dërgimit të dosjes për gjykim, më 26 Mars ish-ministri i Brendshëm tha se do ta provojë pafajësinë e tij, ndërsa deklaroi se procesi bëhet me porosi nga politika.