Sindroma e zorrës së irrituar është një ndër sëmundjeve më të shpeshta të diagnostikuara viteve të fundit
Dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e yndyrshme dhe të thata dhe konsumi i alkoolit janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e kolitit.
Simptomat kryesore janë dhimbjet e barkut, diarreja, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje.
Ja, disa këshilla rreth ushqimeve që duhet konsumuar nëse vuani nga koliti:
- Kosi
Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radikaleve të lira në organizëm. Mjekët rekomandojnë të hani 200 ml kos në ditë, mund ta hani thatë ose të shoqëruar me fruta.
- Ujë patatesh
Zakonisht jeni mësuar të hani patate të ziera, të skuqura ose në formë pureje, por jo më pak i vlefshëm është edhe uji i tyre. Ky lëng ka fuqi alkaline, lufton kolitin dhe diarrenë, si dhe përmirëson aktivitetin e sistemit tretës. Zieni në tenxhere disa patate me madhësi mesatare, në qoftë se nuk i qëroni, kujdesuni t’i lani paraprakisht. Pasi t’i keni zier, filtronin lëngun dhe pini vazhdimisht gjatë ditës.
- Lëngu i orizit
Sikundër lëngu i patateve, edhe uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.
- Karota
Karota është e pasur me fibra dhe përbërës me veti anti-inflamatiore që rrit florën bakteriale të zorrëve dhe i mbron ato nga veprimi i radikaleve të lira. Konsumi i përditshëm i karotave dhe lëngut të tyre përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.
- Bananet
Bananja përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal. Merrni një ose dy banane të pjekura mirë dhe përzieni me pak mjaltë.