Kina ka deklaruar se kulmi i shpërthimit të koronavirusit zyrtarisht ka përfunduar.
Një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Mi Feng tha se rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur.
Ai tha se vetëm 15 raste të reja u regjistruan të enjten në të gjithë Kinën.
Provinca Hubei, e cila është epiqendra e virusit, regjistroi vetëm 8 raste të reja me Covid-19.
Kjo është hera e parë që krahina ka regjistruar më pak se 10 të infektuar në një ditë, shkruan BBC.
Gjatë shtatë ditëve të fundit, përparimi i koronavirusit në vend është ngadalësuar ndjeshëm.
Kina ka zbatuar masa të rrepta në lëvizjen e njerëzve, me qëllim kufizimin e virusit, duke përfshirë edhe izolimin e Wuhanit.
Ndërsa virusi është ngadalësuar, autoritetet kanë filluar me kujdes të lehtësojnë kufizimet dhe bizneset janë rihapur.
Më herët, zyrtarët e Hubeit njoftuan se kufizimet e udhëtimit do të hiqen.