Teknologjia është gjithmonë një hap përpara; këtë herë bëhet fjalë për një tren i cili do të lëvizë me një shpejtësi prej 600 km në orë. Prototipi u testua me sukses dhe kompania shtetërore në Kinë, ‘China Railway Rolling Stock Corporation’ (CRRC), furnizuesi i dytë më i madh në botë i pajisjeve të transportit hekurudhor, thotë se prodhimi komercial i tij mund të nisë në 2021-shin. Personat e përfshirë në projekt janë optimistë se ky tren do të arrijë ta transformojë tërësisht peizazhin e udhëtimit në vend.
Distanca Pekin-Shangai për shembull, me avion bëhet për 4 orë e gjysmë, ndërsa me një tren të zakonshëm të shpejtësisë së lartë një orë më shumë se aq. “Me super trenin, për të cilën po flasim, koha do të shkurtohet në 3 orë e gjysmë”, thotë inxhinieri Ding Sansan. Trenat e përdorur aktualisht në linjën mes Pekinit dhe Shangait kanë një shpejtësi operative maksimale prej 350 km/orë, ndërsa ato maglev, siç njihen ndryshe, përdorin një sistem magnetesh, për ta ngritur mjetin pak nga toka, çka redukton fërkimin, duke ia bërë më të lehtë shtytjen përpara.