Politika Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit i bëjnë thirrje BE-së të caktojë datën...

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit i bëjnë thirrje BE-së të caktojë datën për hapjen e negociatave për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, deklaroi se pret nga Bashkimi Evropian lidership dhe vendosmëri në përcaktimin e datës për bisedimet e anëtarësimit me vendin e tij.

“Është një kombinim fitues për të gjithë palët e interesuara”, tha Pendarovski, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të mbetet konsistent kur vjen puna te pritjet e larta që ka krijuar mes qytetarëve.

“Nëse Maqedonia Veriore dhe Shqipëria nuk marrin një datë për bisedimet e anëtarësimit, dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk merr një mendim pozitiv për kërkesën për anëtarësim, në vend të përparimit thelbësor në rajon, do të përballemi sërish me zhgënjimin”, porositi Pendarovski.

Këto deklarata , presidenti i ri maqedonas i bëri në një konference rajonale në Shkup, ku morën pjesë ish-udhëheqës të të gjitha vendeve të rajonit. Unanime ishin mesazhet se vendi së bashku me Shqipërinë meriton një datë për fillimin e negociatave.

Në një deklaratë të ish – presidentëve të rajonit ku kanë marrë pjesë ish –presidenti i Kroacisë Stipe Mesic, ish –presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ish – presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, ish- presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish- udhëheqës tjerë të rajonit është miratuar edhe një deklaratë ku theksohet se “ ne anëtarët e Klubit të Podgoricës shprehim gatishmërinë tonë që të bëjmë gjithçka që të parandalojmë që Ballkani Perëndimor përsëri të jetë viktimë e ideve dhe trendëve retrograde”

 “Shtyrja e mëtejme e këtyre vendimeve në kontekstin e tashmë gjeopolitik dhe gjeoekonomik mund të ketë ndikim të dëmshëm edhe në nivel të brendshëm edhe në atë rajonal. Jemi dëshmitarë të sfidave të rendit global që bazohet në vlerat e përbashkëta dhe demokratike të shoqërive dhe mundësinë që ato të kenë ndikim negativ në Ballkanin Perëndimor” thuhet në deklaratën e ish-Presidentëve dhe kryeministrave.

Pjesëmarrësit në konferencë miratuan një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian ti mbështesë përpjekjet e vendeve aspiruese nga Ballkani Perëndimor. Dokumenti do të dërgohet tek institucionet më të larta të BE-së.Vetem Berisha dhe Ivanov, ish presidentet e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut mungonin ne kete apel.