Disa njerëz e kanë të pamundur që të nisin ditën pa pirë të paktën një kafe.
Ndoshta iu është bërë psikologjike që duhen patjetër ta konsumojnë një të tillë, ose vërtet trupi i tyre ka nevojë për të.
Gjithsesi, sipas një studimi austriak, preferenca e kafesë ka lidhje me karakteristika të caktuara psikologjike.
Kështu, sipas studimit, personat që pëlqejnë kafe të ëmbël zakonisht janë miqësorë dhe të sjellshëm.
Nëse ju jeni një njeri, që pëlqeni të konsumoni kafen e hidhur, pra kafen e pastër, bazuar në rezultatet e studimit, këtë kafe më së shumti e kanë pëlqyer njerëzit me tendenca të psikopatëve dhe sadistëve.