Një 40-vjeçar nga Saranda është gjetur i mbytur në lumë në zonën e Ksamilit, ku dyshohet se kishte hyrë për të peshkuar.
40-vjeçari A.A. u gjet rastësisht nga kalimtarët, në vendin e quajtur “Reparti 57”, i veshur me rroba palombari.
Shkaqet e mbytjes janë ende të paqarta, teksa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.