Me 4000 metra katror sipërfaqes, kjo duhet të jetë kafeneja më e madhe në botë.
Mesdhetarët nuk janë të vetmit që pëlqejnë të shpenzojnë kohë në kafene. Në fakt, Starbucks në SHBA është më shumë se kafene, edhe pse produkti bazë i tyre është kafeja.
Firma ka hapur filiale në të gjithë vendin e madje është zgjeruar nëpër botë, ku vazhdon të ketë sukses me produktet e ndryshme që ofron si kombinime të kafesë, mjedisin e veçantë dhe shërbimin e kujdesshëm.
Çikagoja është qyteti që ka më shumë pika Starbucks, ndaj aty është hapur edhe filiali më i madh në botë. Por megjithatë, filialin më të bukur Starbucks e ka hapur në Europën mesdhetare, në Itali, ku ka ruajtur traditat e rajonit.