Stilisti Niko Komani dhe Klea Huta kanë reaguar ashpër ndaj produksionit të “Big Brother” duke kritikuar videon që këta të fundit i prezantuan Kiarës.
Siç mund ta dini, Kiara, e cila u zgjodh lidere, pati një avantazh në lojë informacionin nga jashtë. Asaj iu tregua një klip që përmblidhte tituj portalesh, ku në një pjesë të konsiderueshme të tyre shkruhej se miqtë e saj dhe të Luizit ishin kundër lidhjes së tyre.
Në një reagim në Instagram, Niko Komani, mik i Kiarës, shkroi: “Jo njerëz jo, kanë zgjedhur artikujt e portaleve që u kanë interesuar. Unë dhe Xheni Karamani, Liesa Haxhiasllani jemi shokët e vërtetë të Kiarës. Kush dreqin janë këta shokë? Ca individë që ftohen lart e poshtë për ca klikime? Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz? Pse askush nuk nxjerr artikujt pozitivë? Pse jo intervistat e mia? Apo s’jam shoku i ngushtë? Apo s’jam shoku i ngushtë për klikime?”
Klea Huta ishte një tjetër personazh që kritikoi klipin duke thënë:
“Kjo përmbledhje e shkurtër dhe cinike që për ty Kiara Tito duhet të ishte avantazh, por të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ku janë titujt pozitivë dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë? Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që nuk ka lidhje fare me përmbledhjen negative që t’u transmetua. Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk bënë veçse ushqyen cyber bullying ndaj teje. A sa bukur a!”