Jurgen Klopp mund të rikthehet në Gjermani. Trajneri i Liverpool-it është shndërruar në një kandidat serioz për të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut sezonin e ardhshëm.
Mediat gjermane bëjnë me dije se, momentalisht, tekniku i “The Reds” është vendosur në qendër të kritikave në Angli për shkak të performancës së skuadrës dhe, nisur nga ky fakt, një largim i mundshëm i 50-vjeçarit nuk përjashtohet.
Momentalisht bavarezët po drejtohen nga Jupp Heynckes, i cili ka një marrëveshje me drejtuesit e klubit deri në fund të sezonit.
Klopp është një personazh shumë i respektuar në radhët e Bayernit, kështu që në verën e ardhshme palët mund të nisin bisedimet. Sidoqoftë, nuk është vetëm emri i tij që përflitet si pasardhës i i Heynckes.
Lista pasurohet edhe me dy emra të tjerë: Thomas Tuchel, një tjetër ish-verdhezi, dhe Joachim Low.
Për trajnerin aktual të “Pancerave” tratativat duken disi të komplikuara, pasi ai ka kontratë me Kombëtaren deri në vitin 2020