Gjatë paradites së sotme, 22 shtator 2020, në ambientet e KLSH u takuan drejtuesi i KLP-së, z. Gent Ibrahimi si dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu.
Ky takim u bë në funksion të rritjes së bashkëpunimit dhe kordinimit të punës mes KLSH dhe Prokurorisë.
Z. Shehu dhe z. Ibrahimi, në prani edhe të z. Vatë Staka, anëtar i KLP-së, folën për të rritur vëmendjen e punës së audituesve të KLSH në konstatimin e shkeljeve të ligjit dhe përgatitjen me profesionalizëm të kallëzimeve penale në këto raste.
Ata shprehën vullnetin e përbashkët për shkëmbim informacioni të dyanshëm që bashkëpunimi të jetë konkret në evidentimin e problematikave.