Përplasja mes LSI dhe PS tashmë mund të quhet e shtrirë në të gjithë vendin. Pasi, nëse deri më tani gjithçka kishte kaluar qetë në qarkun e Kukësit falë dhe maturisë së kandidatëve për deputetë të PS të këtij qarku, ka qënë kandidatja e LSISelvie Beçaj që ka menduar për këtë qëllim, duke botuar lajme që nuk kanë lidhje me realitetin.
Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes, njëkohësisht dhe kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Kukësit Mimi Kodheli, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste kuksiane, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj, ku pretendohet se ajo po shfrytëzon pozicionin e ministrit për fushatë elektorale.
Kodheli i ka bërë thirje të gjitha atyre grave që mendojnë se dinë se si funksionon puna në Ministrinë e Mbrojtjes, më mirë të mos flasin, pasi nuk dinë ç’thonë. Ndërkohë që Kodheli ka shprehur keqardhjen për kandidaten e LSIsë për qarkun e Kukësit, Sevli Beçaj, e cila mundohet të arrijë diçka përmes këtyre veprimeve jokorrekte. “I bëj thirrje të gjitha grave që marrin pjesë në fushatën elektorale edhe kësaj që mer pjesë këtu tek kjo fushata jonë, ta mbajë gjuhën kur bën komente se nuk e ka idenë fare për çfarë po flet! Sigurisht që zoti do t’i falë se shumëkush nuk di çka bën, jam e sigurtë për këtë.
Unë kam shumë e shumë vite që merrem me këtë punë, po bëhen dy dekada dhe besoj që akoma kam mijëra e mijëra miq, mbështetës, shoqe, shokë, motra, vëllezër kudo në Shqipëri që dinë të më vlerësojnë, që më kanë dhënë mbështetjen, që më kanë dhënë votën dhe që do të vazhdojnë të më japin mbështetjen e tyre përmes votës.
Pastaj kur gratë futen nëpër ca punë ministrie Mbrojtjeje, them se është pak e vështirë Ministria e Mbrojtjes, sepse është për pak gra. Kështu që meqë është për pak gra, i ftoj këto gratë të mos merren me Ministrinë e Mbrojtjes se nuk kuptojnë për çfarë flasin”, tha Kodheli Ky reagim ka ardhur pas një statusi të publikuar në rrjetin social të kandidates së LSISelvi Beçaj, e cila ka shfrytëzuar lajmin anonim në një portal për të bërë fushatë në ndihmë të LSIsë, në një kohë kur vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet.
Ndërkohë që në prag të heshtjes elektorale, situata bëhet tepër e vështirë në të gjithë vendin, ku kandidatë për deputetë që kanë qëndruar në heshtje deri, në fund të herës bëjnë dhe deklarata të tilla si Beçaj. Pasi mungesën e angazhimit të tyre në politike e kompensojnë, pasi ka kush bën politikë për ta.