Aktualitet Kokaina te bananet, Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn

Kokaina te bananet, Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën, duke kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekajn, 16 vjet për Donaldo Lushajn dhe 13 vjet për Armando Pezakun.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar u ulet një e treta e dënimit.

Arbër Çekajn është i akuzuari kryesor i Prokurorisë për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri. Ai u ekstradua nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu, për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontejnerin ku ishte fshehur droga nga Porti i Durrës drejt Maminasit. Në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lusha.