Politika “Kombi digjet, qeveritë krihen”/ Protestë në Tiranë kundër Vuçiç

“Kombi digjet, qeveritë krihen”/ Protestë në Tiranë kundër Vuçiç

“Kombi digjet, qeveritë krihen”, “Kosova zemra e Shqipërisë”/ Protestë në Tiranë kundër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.

Kësaj here Rama, Vuçiç dhe Zaev po takohen në Tiranë. Ndërkohë sot në orën 19:00, Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik.

Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë paralel me takimin po organizon një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.

“Unë po mbroj dinjitetin e shqiptarëve. A mori leje Vuçiç kur erdhi në Shqipëri? A jemi shqiptarë në Shqipëri apo e kemi me qira këtë tokë”, tha një protestues.

“Janë ca kufoma që po ecin për inerci mbi tokë. Këta maskarenj kanë 30 vjet që na shkatërrojnë këtë komb. E ndjejmë se policët janë në siklet, se edhe ata gjak shqiptari kanë. Këtë bën kjo politikë që na vë në përplasje. Patriotët nuk e shkatërrojnë Shqipërinë, por e bëjnë Shqipërinë”, tha një tjetër protestues.