Përhapja e koronavirusit në Kinë, ka ndikuar edhe në aktivitetin tregtar të komunitetit kinez që jeton në Tiranë prej rreth 20 vitesh.
Këta tregtarë shprehen jashtë kameras se prej disa ditësh numri i blerësve është reduktuar në krahasim me më parë kur koronavirusi nuk ishte në qarkullim.
Ky komunitet që tashmë është përshtatur me jetesën në vendin tonë, shprehet se janë të lodhur nga mediat të cilat prej disa ditësh duan t’i pyesin për virusin vdekjeprurës.
Sipas tyre ka patur dhe raste që kryeqytetasit, e veçanërisht të rinjtë i shohin tashmë me një sy tjetër, ku nuk kanë munguar momentet që ju përmendin koronavirusin.
“Po fillojnë virusi, virusi”, shprehet një prej tyre.
Në Tiranë jetojnë dhe punojnë prej shumë vitesh rreth 300 shtetas kinezë./Abc News